Ambasada amerikane: Do të forcojmë bashkëpunimin SHBA-SPAK

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë lajmin e diplomimit në Akademinë Kombëtare të FBI, të agjentit të SPAK/BKH, Eduart Kaloshi. Shefi i FBI, Kash Pattel i ka dhënë Kaloshit certifikatën e diplomimit në një ceremoni të organizuar në zyrat e Byrosë Federale të Hetimit.

Ambasada e SHBA e konsideron këtë moment në një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve amerikane dhe SPAK-ut. Në fakt statusi i ambasadës amerikane duket si mesazh për Kryeministrin se sa një njoftim shtypi për Eduart Kaloshin.

Postimi i Ambasadës së SHBA
Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?