Ambasada e Amerikës këshillon qytetarët amerikanë: Shmangni nesër protestën e opozitës

Ambasada e Amerikës në Tiranë përmes një mesazhi këshilloi qytetarët amerikanë lidhur me protestën e thirrur nga opozita, që mbahet nesër në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në njoftimin e ambasadës njoftohen qytetarët amerikanë se protestuesit planifikojnë të mblidhen para ndërtesës së Kryeministrisë, e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por protesta mund të zgjerohet në zonat përreth.

“Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestave. Policia e Shtetit ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 6769 (61%)
Jo 4335 (39%)

Vota totale: 11104