Ambasada e Amerikës paralajmëron përkeqësim të situatës, thirrje qytetarëve të shmangin zonat me rrezik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vijon që të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës bëhet e ditur se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Nga ana tjetër Ambasada u sugjeron shtetasve amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë të duhet të shmangin zonat e prekura dhe të telefonojnë në numrat e emergjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?