Ambasada e SHBA: Mos mashtroni kur shkoni për turizëm dhe martoheni atje, keni pasoja!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, iu ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, amabsada njofton se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit thuhet se ky veprim, mund të çojë në dënime serioze. Ajo u bën thirrje qytetarëvë të zgjedhin një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur” – shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?