Ambasadori Britanik, i dashuruar me Kosovën
Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairí O'Connell, është i dashuruar me natyrën e brishtë të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, nëpërmjet një postimi që ka ndarë me miqtë e tij, në rrjetin social facebook. Me fjalët; "Kosova, A nuk është e mrekullueshme"? Edhe pse me uniformën e punës, Ruairí O'Connell, duket shumë jo zyrtar në këtë foto.
Në përshkrimin që ka bërë në faqen e tij, mesa duket ambasadori ndihet i lumtur që jeton në Kosovë dhe nga detyrën si një zyrtar i Britanisë. Ja çfarë shkruan ai: "Unë jam ambasadori britanik në Kosovë. Unë jam krenar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Kosovë, dhe për të punuar me qeverinë, institucionet dhe popullin e Kosovës për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës, për të mirën e të dy vendeve tona të mëdha".
R.Shtylla