FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori gjerman takon Klodian Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodian Brahon. Fokusi i bisedës ishte forcimi i sundimit të ligjit si kusht thelbësor për anëtarësimin e vendit në BE.

“Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?