Ambasadori Gonzato takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Reforma duhet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato theksoi domosdoshmërinë e reformës zgjedhore për të forcuar transparencën në financimin e partive politike, për të siguruar pavarësinë e administrimit të zgjedhjeve dhe për të shmangur abuzimin me burimet shtetërore.

“Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim”, tha Gonzato

”Nënvizova rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?