Ambasadori Gonzato thirrje rinisë: Sillni Europën në Shqipëri, duhet të veproni

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në Ditën e Rinisë, i është drejtuar të rinjve të veprojnë për të sjellë Evropën në Shqipëri, duke theksuar se integrimi është një mundësi në të cilën duhet të mobilizohen të gjithë për t’ia arritur. Ai tha edhe se procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik.

”Sot Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi ju t’ju vijë Europa këtu në Shqipëri apo dëshironi të ndiqni shembullin e atyre te rinjve të tjerë të cilët janë larguar nga Shqipëria për të shkuar në Europë? Procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik. Është një mundësi unike që gjërat të ndryshohen në Shqipëri, për një Shqipëri më të mirë.

Dhe kjo është thirrja ime për ju në mënyrë, që këto reforma të sjellin rezultate konkrete, që reforma të ndryshojë mendësinë, mënyrën se si njerëzit mendojnë. Për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’i dhënë fund mos-ndëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të sjellë begati edhe barazi për të gjithë, për të arritur një shoqëri gjithëpërfshirëse kur të gjithë kanë qasje si në arsim ashtu edhe në shëndetësi. Në mënyrë që të ndodhin të gjithë këto duhet të përshpejtohen punët. Ju duhet të mobilizoheni dhe të veproni. Përndryshe nuk do të ndodhin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?