Ambasadori i BE, Gonzato: Kuvendi të luajë rol për mbylljen e kapitujve, integrimi në fazë më komplekse
Deputetja e PD, Greta Bardeli ishte e para opozita e ulur përballë ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, që pas nisjes së një serie sulmesh ndaj tij nga Partia Demokratike. Ata i bëri bashkë, një aktivitet i Kuvendit në ditën e Kërkimit Parlamentar, nga i cili ambasadori i kujtoi të gjitha palëve të Kuvendit, përfshirë opozitës rolin që duhet të luajnë në procesin e integrimit, tashmë që ka hyrë në fazën vendimtare të mbylljes së kapitujve
“Shqipëria hapi të gjithë grup-kapitujt, arritje e qartë, mbyllja e grupkapitujve më e vështirë. Të gjithë aktorët duhet të luajnë rolin e tyre, jemi faze komplekse teknike dhe politike”,- tha Gonzato. Të njëjtin thirrje pati edhe ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber. “Rol jo vetëm ekzekutivi, edhe legjislativi, parlamenti duhet të performojë mirë duke menduar ritmin e shpejtë të përafrimit me BE”,-tha Huber.
Aktiviteti riktheu në skenën publike edhe ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha. Ish-funksionarja e ish-LSI-së, u kërkoi ligjvënësve që kur hartojnë ligje në interes të qytetarëve, të harrojnë përkatësinë politike. “Debatet në Kuvend në interesa partiake, diskutimi që duhet të bëni është si ti shërbeni qytetarëve, brenda këtyre dyerve nuk ka rëndësi cilës parti i përkisni”,-tha Gjosha.
KOHA JONË SONDAZH

