Ambasadori i BE-së i dorëzon Ramës progres-raportin 2025: Është një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi Kryeministrit Edi Rama raportin e progresit të Shqipërisë.
Gonzato u shpreh se kjo është një fazë përfundimtare, ndërsa theksoi se Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në mbylljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Më vonë do të takohem me ministren e Punëve të Jashtme për t’i dorëzuar raportin, më pas do t’ia dorëzoj kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të komisioneve. Në fund do t’i dorëzohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Raporti publikohet në një moment të rëndësishëm. 5 nga 6 grupkapituj janë hapur dhe po punohet për hapejn e kapitullit të fundit. Dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë progres. Është një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë.
Janë përmbushur 21 masa reformuese, një rezultat i shkëlqyer që bëri që KE të rimbursojë 9.3 mln euro. Siç konfirmoi dhe Ursula von der Leyen, kjo është arsyeja pse jemi këtu, KE është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave“, u shpreh Gonzato.
KOHA JONË SONDAZH

