Ambasadori i BE-së takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonzato ka publikuar edhe fotografi nga takimi, teksa shkruan se e përgëzoi SPAK për arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po ashtu Gonzato shkruan se e inkurajoi Brahon që të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Në mbyllje Gonzato thekson se BE mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Postimi i plotë nga Gonzato
Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH


