Ambasadori i BE-së takohet me Baba Mondin, Gonzato: Harmonia fetare e Shqipërisë vlerë për Evropën

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u takua këtë të hënë me Baba Mondin, një takim që shërbeu për të diskutuar për tolerancën fetare në vendin tonë. Gjatë takimit me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Gonzato theksoi se bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare, është një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian.

Gonzatto dhe Baba Mondo diskutuan për mënyrat e bashkëpunimit për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin. Sipas ambasadorit, këto janë elementë që kontribuojnë edhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. Diskutova me Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në cilësinë e tij si Kreu i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, duke kontribuar njëkohësisht në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”,- tha Silvio Gonzato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?