Ambasadori i OSBE, takim me kreun e Gjykatës së Lartë: Numër i lartë i masave “arrest në burg”, duhet qasje më njerëzore

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran, u takua me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Temat e diskutimit mes ambasadorit Tarran dhe Sokol Sadushit përfshinë stokun e çështjeve në gjyqësor dhe numrin e lartë të masave të sigurisë “arrest në burg” në Shqipëri.

“Prezenca e OSBE-së është një partnere afatgjatë e reformës në drejtësi, duke ofruar ekspertizë teknike, shqyrtime legjislative dhe ndërtim kapacitetesh për institucionet kyçe, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës, SPAK-un dhe Gjykatat Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe gjykatat në mbarë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes Projektit për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore, të financuar nga BE-ja, ne monitorojmë çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi drejtësie më efikas dhe transparent”, u shpreh ambasadori Tarran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?