Ambasadori Lu: Na kanë lënë mbresa reformat që Spiropali ka ndërmarrë në Dogana

Sot, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Z. Donald LU zhvilloi një vizitë pune në Terminalin Doganor të Tiranës.

D.P.Doganave, Zj.Spiropali e shoqëroi Ambasadorin në ambientet e punës së kësaj dogane dhe e njohu me reformat e kryera në Doganën Shqiptare.

“Kam kënaqësi të veçantë që kemi sot në Doganë Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Lu”- theksoi Zj.Spiropali.

“Patëm rastin të diskutonim nga afër për reformat e ndërmarra në administratën doganore; reformën në Administratë, për strategjinë antikorrupsion që po aplikojmë (testin e Integritetit, Kodin e Etikës, etj), reformën legjislative dhe Kodin e Ri Doganor  që përmirëson marrdhënien mes komunitetit të bznesit dhe  doganës, si dhe reformat e rëndësishmë për lehtësimin e tregtisë përmes paketës së operatorëvë ekonomikë të autorizuar, procedurave  të thjeshtuara dhe kanalit jeshil.

Diskutuam për bashkëpunimin e efektshëm që kemi me ekspertët e Crown Agent në fushën ligjzbatuese dhe kontrolleve të përbashkëta në luftën kundër mashtrimit, kontrabandës dhe evazionit.

E falënderova Z.Ambasador për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në kuadër të Programit të Departamentit të Shtetit EXBS ( Program për Kontrollin e Exporteve dhe Sigurinë e Kufijve) nëpërmjet të cilit administrata doganore ka përfituar jo vetëm një inventar pajisjesh të reja për kontrollin më të sigurtë të kufijve dhe luftën kundër trafiqeve, por edhe trainime të specializuara të përbashkëta me Policinë e Shtetit.

“Ju falënderoj edhe për dy makinat e reja për strukturat e Antikontrabandës të përfituara sot në kuadër të këtij Programi “– u shpreh Zj.Spiropali.

“Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura të dhurojnë dy makina të reja për Antikontrabandën të cilat do të lejojnë zyrën e Doganës të punojë në mënyrë më të efektshme për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë dhe për të luftuar kontrabandën e armëve, drogës, etj “- tha Ambasadori Donald LU.

“Na kanë lënë mbresë reformat e thella që Drejtorja Spiropali dhe ekipi i saj kanë ndërmarrë në Doganë përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet shtetërore të Kontrollit të Exporteve, Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Policinë Kufitare.

Populli shqiptar ka pritshmëri të lartë për reforma në doganë dhe ende mbetet shumë punë për të bërë.

Reformat për luftën kundër korrupsionit nuk mund të përfundojë në një ditë të vetme. Ato kërkojnë vigjilence dhe vendosmëri.

Qeveria e SHBA mbështet çdo përpjekje për këto reforma të vështira dhe të rëndësishme”-    deklaroi Ambasadori Z.Donald LU.

Gjatë vizitës, Ambasadori Donald Lu u takua edhe me Drejtorin e Programit të Crown Agents, z. David Smith. Gjatë diskutimit, Z. Lu shprehu interesin për këtë model të ri bashkëpunimi midis një institucioni shqiptar një kompanie të huaj. Nga ana e tij, z. Smith konfirmoi se programi që po implementohet përbën risi për Shqipërinë dhe se janë arritur rezultate shumë të mira. Ai nënvizoi gjithashtu se koncepti i atashimit të ekspertëve krah stafit menaxhues të Doganave, në terma afatgjatë, është një metodë efektive.

 

SHKARKO APP