Ambasadori shqiptar përballet me Nigel Farage për shifrat e rreme mbi emigrantët: Nuk kanë lidhje me realitetin

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me liderin e partisë Reform UK, Nigel Farage, për t’i kundërshtuar deklaratat e tij mbi shqiptarët në Britani. Sipas “The Guardian”, Farage kishte përsëritur pretendimin se “një në 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg”, shifër të cilën Ferizi e cilësoi “plotësisht të rreme”.

“Është një keqinterpretim i statistikave zyrtare, të cilat janë përdorur për të krijuar pretendime që nuk kanë asnjë ngjashmëri me realitetin,” tha ambasadori, duke theksuar se lajme të tilla po qarkullojnë në media dhe nga politikanë britanikë.

Sipas të dhënave të ambasadës shqiptare, numri i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është 53,000, shifër që Farage përdori si bazë për deklaratën e tij. Kryeministri Edi Rama ka pasur më herët përplasje publike me liderin e Reform UK për të njëjtën çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ferizi deklaroi se i ka bërë të qartë Farage-it se “ishte e padrejtë të përhapeshin këto gënjeshtra” dhe se shqiptarët në Britani përfaqësojnë një komunitet të integruar mirë, që “punon shumë, mëson gjuhën dhe respekton rregullat”. Sipas tij, Farage “u tregua i hapur për të dëgjuar argumentet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?