Ambasadori Terran takim me Klodjan Brahon: Bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, u takua sot me Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij si drejtues i Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ambasadori Tarran e përgëzoi z. Braho për marrjen e kësaj detyre dhe i uroi suksese në ushtrimin e një roli të rëndësishëm dhe sfidues. Ai ripohoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe për rolin kyç që ky institucion luan në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Gjatë takimit, u diskutua bashkëpunimi aktual dhe i ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të ngritjes së kapaciteteve profesionale, këshillimit për politika publike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Prezencës së OSBE-së ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm të organizatës për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe rritjes së besimit të publikut në institucionet demokratike të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, z. Braho vlerësoi bashkëpunimin me Prezencën e OSBE-së dhe shprehu gatishmërinë për ta thelluar më tej këtë partneritet, me qëllim adresimin sa më efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?