
Kuvendi ka pranuar propozimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës për të shtyrë votimin për aministinë penale për në orën 18:30. Për të plotësuar pragun e 84 votave të nevojshme, pritet që në seancë të marrin pjesë kryeministri Edi Rama ose deputetja socialiste, ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja Belinda Balluku.