Amsterdami kopjon Tiranën, semaforë LED si në kryeqytetin shqiptar (Fotolajm)
Projekti i Bashkisë së Tiranës për vendosjen e semaforëve LED përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa rrugë kryesore të qytetit, duket se po kopjohet edhe nga bashki të tjera evropiane, siç është ajo e Amsterdamit.
Semaforët e veçantë LED janë ekspozuar së fundmi edhe në Panairin Ndërkombëtar të Lëvizshmërisë që po mbahet në datat 5-8 prill në Amsterdam, duke u vlerësuar si shembull suksesi pas instalimit të tyre në Bashkinë e Tiranës.
Fotot më poshtë tregojnë se si edhe Amsterdami po aplikon të njëjtën teknologji me semaforët, të cilët luajnë edhe rolin e ndriçimit të rrugës, veç rregullimit të trafikut.
Bashkia e Tiranës ishte një nga bashkitë e para në Evropë që aplikoi semaforët e tipit LED në rrugët e saj kryesore në fund të 2015-ës.