Ana e errët e Hënës

Të gjithë e dimë se si duket Hëna nga Toka, por çfarë fsheh ajo në anën tjetër të saj, në atë që quhet ndryshe edhe si “Ana e Errët”, të cilën nuk e shohim asnjëherë? 

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA publikoi një video shpjeguese se si duket Toka nga ana tjetër e Hënës, dhe për më tepër, si duket sipërfaqja e errët e satelitit tonë të vetëm natyror. 

Realizimi i videos është bërë me ndihmën e “Lunar Reconnaissance Orbiter”, i cili që në 2009 rrotullohet rreth Hënës duke sjellë na sjellë imazhe dhe filmime të cilat NASA i përdori për të sjellë këtë ilustrim kompjuterik. 

Nga ajo që shihet, në anën e errët të Hënës vihet re një prezencë më e madhe e kratereve të krijuara nga kometat që janë përplasur në sipërfaqjen e satelitit, që në këtë rast luan edhe një ‘rol mbrojtës’ për Tokën. 

SHKARKO APP