Analiza ekonomike e demokracisë liberale

“Në çështjet e pushtetit, mos lejoni më që të dëgjohet për besimin te njeriu, por lidheni atë mirë nga të këqiat me anë të zinxhirëve të kushtetutës.”, çka do të plotësohej me thënien e Horatio Seymour: “Merita e Kushtetutës tonë është jo se ajo promovon demokracinë, por se e kontrollon atë.”. Ismail Qemal Vlora do të vinte në dukje “…, ndonëse shtetari mund ta përqafojë Liberalizmin në fillim të karierës si mjet për të kapur pushtetin, rrallë qëllon që ai të shfaqë frymë Liberale pasi të ketë fituar pushtet dhe rrallë qëllon që atë frymë Liberale ta shpjerë deri në atë pikë, sa të rrezikojë t’i humbë të gjitha.”. Kjo tregon se liberalizmi kushtetues që na çoi në demokraci, nuk duket se ka sjellë liberalizmin kushtetues. Shpesh, regjimet e zgjedhura në mënyrë demokratike, nuk janë rizgjedhur dhe riafirmuar nëpërmjet referendumit, pra, kanë dëshmuar se i kanë injoruar kufijtë kushtetues mbi pushtetin e tyre, duke ia privuar të drejtat bazë dhe liritë qytetarëve të tyre, duke ngritur një dukuri shqetësuese të jetës së sotme ndërkombëtare – demokracinë iliberale. Ky problem ka qenë i vështirë të njihet sepse për pothuajse një shekull në Perëndim, demokracia ka nënkuptuar demokracinë liberale (më saktë një sistem politik të dalluar jo vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por gjithashtu nga sundimi i ligjit, nga ndarja e pushteteve, si dhe mbrojtja e lirive bazë të fjalës, tubimit, fesë dhe pasurisë). Natyrisht ka një spektër të demokracisë iliberale, që radhitet duke filluar nga shkelës modestë të të drejtave bazë dhe lirive dhe duke vazhduar përgjatë një pjese të mirë të spektrit politik sot. Zgjedhjet, rallë, aq të lira dhe të ndershme sa në Perëndim, pasqyrojnë realitetin e pjesëmarrjes popullore në politikë dhe mbështesin të zgjedhurit plot dyshime; shembujt nuk janë të izoluar dhe atipikë për arsye se ka radhitje më vete për liritë politike dhe liritë civile, që respektivisht, në dorë të parë, korespondojnë me demokracinë dhe liberalizmin kushtetues. Zgjedhjet e hapura, të lira dhe të ndershme, janë thelbi i demokracisë, ose “sine qua non“ i pashmangshëm; është vënë re se qeveritë e dala nga zgjedhjet kanë qenë inefiçente, të korruptuara, dritëshkurtëra, të papërgjegjëshme, të dominuara nga interesa të veçanta dhe të paafta për të adoptuar politikat që kërkon e mira publike. Këto cilësi i bëjnë të tilla qeveri të padëshirueshme, por nuk i bëjnë ato jodemokratike, prandaj, demokracia është një virtut publik dhe jo vetëm një, sepse lidhja e demokracisë me zërat dhe virtutet e tjera publike mund të kuptohet vetëm në qoftë se demokracia dallohet qartësisht nga karakteristikat e tjera të sistemeve politikë. Natyrisht, zgjedhjet duhet të jenë të hapura dhe të ndershme dhe kjo kërkon mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe grumbullimeve, por për të shkuar përtej këtij përkufizimi minimal dhe për t’i vënë vulën një vendi demokratik, në qoftë se ai garanton vetëm një katalog të përgjithshëm të të drejtave, sociale, politike, ekonomike dhe fetare, e kthen fjalën demokraci në një medalje nderi më saktë se sa një kategori përshkruese. Shumë prej vendeve të Europës Juglindore, në mënyrë të suksesshme, kanë lëvizuar nga nga komunizmi në demokracinë liberale, duke shkuar përmes së njëjtës fazë të liberalizimit pa demokraci, ashtu sikundër bënë vendet e tjera europiane gjatë shekullit të 19 – të. Tensioni ndërmjet liberalizmit kushtetues dhe demokracisë qendërsohet në fushën e veprimit të autoritetit qeveritar: liberalizmi kushtetues është rreth kufizimit të pushtetit, ndërsa demokracia rreth grumbullimit dhe përdorimit. Tendenca e një qeverie demokratike që beson se ka sovranitetin (pra pushtetin) absolut, mund të rezultojë në qendërsimin e autoritetit, shpesh, me mjete ekstrakushtetuese dhe me rezultate që nuk mirëpriten në publik. Përvoja sugjeron se kur regjimet mbrojnë të drejtat e individit, që përfshijnë ato të pronësisë dhe kontratës, krijojnë një kuadër ligjor, administrim, kapitalizëm dhe rritje në vazhdim, ose “mekanizmin drejtues të një ekonomie tregu të lirë” shpalljen e të drejtave, të detyruara nga një gjyqësor i paanshëm, përndryshe pushteti i akumuluar për të bërë mirë më vonë mund të përdoret për të bërë keq. Konstitucionalizmi është një sistem i komplikuar i kontrolleve dhe balancimeve (checks and balances), i hartuar për të parandaluar grumbullimin e pushtetit dhe abuzimin me detyrën dhe kjo gjë nuk bëhet thjesht duke shkruajtur një listë të të drejtave por me ndërtimin e një sistemi në të cilin qeveria nuk do t’i dhunojë ato të drejta. Të gjitha shoqëritë moderne, në njëfarë mënyre, e pranojnë dallimin ndërmjet detyrimit ligjor dhe moral: e para përbën sferën e jashtme të normave dhe rregullave, që përfshijnë detyrimet të cilat detyrohen që qytetarët t‘i kryejnë me anë të kërcënimit të ndëshkimit ose me pasoja të tjera ligjore; e dyta, ka lidhje me sferën e brendshme të ndërgjegjes së personit dhe qëllimeve private…

Liderët dhe elita qytetare kanë përgjegjësi politike që të shkojnë përtej sigurisë dhe mirëqenies së tyre; ata kanë përgjegjësitë për t’i përkthyer detyrimet etike për drejtësi në rregulla ligjore dhe masa ekonomike në përputhje me kërkesat e kohës; nuk është e padrejtë që njerëzit e zakonshëm përpiqen të gjejnë mjete politike me anë të cilave ata i nxisin elitat e shoqërisë së tyre të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre. Sot, dëgjohen shumë ankesa rreth pamjaftueshmërisë së lidershipit politik, sepse liderët politikë nuk janë mjaft aktivë në ndalimin e debateve politike të kota, gjë që dëshmon se ata i neglizhojnë përgjegjësitë e tyre politike për shkak të mungesës së kurajës politike; vërtetë është e lehtë të përmendësh të tilla ankime morale, por nuk është kaq e lehtë të bashkëjetosh indiferent me situatën e tanishme bashkëkohore të politikës, e cila ka kohë që u bën thirrje liderëve politikë të tregojnë kurajën që kërkohet nga ata. Të mësuarit e procedurave të vendimit demokratik kërkon gadishmëri të vazhdueshme; lidershipi luan një rol të rëndësishëm në demokraci, por kjo nuk mund të justifikojë formalizimin e sistemit të komandimit me anë të rregullit që varet nga nënshtrimi si në ushtri; lideri demokratik jo vetëm që duhet të justifikojë veprimet dhe qëllimet e tij politike për qytetarët e tij, por ai duhet të marrë gjithashtu përgjegjësinë politike për të promovuar kuptimin moral të vlerës së përgjegjësisë politike. Konceptimet utopike të lidershipit dhe të heroizmit politik ngjallin alergji për virtutin politik demokratik, prandaj demokracia i detyron si liderët politikë ashtu si dhe qytetarët të zhvillojnë virtute politike më komunikuese dhe të jenë krijues në kërkim të mjeteve të tjera politike më saktë se sa dhuna dhe forma e tjera të saj. Në konceptin e virtutit politik, konceptimi i lidershipit politik që priret drejt mosmiratimit të demokracisë sepse është tepër i butë dhe në këtë mënyrë i papërshtatshëm për ashpërsinë e domosdoshmërive politike nuk mund të jetë më i përshtatshëm.

SHKARKO APP