Analiza ekonomike e garancive kushtetuese
Cila është pasoja e zgjerimit të garancisë së të drejtave të pronësisë private për qytetarët e një vendi dhe të huajt? Cila është pasoja e të drejtës së garantuar të të mbajturit vetëm për vete të problemeve vetiake? Një rrugëzgjidhje funksionale është më e vështirë për të analizuar garancitë kushtetuese, për arsye se vështirësitë, kryesisht, rezultojnë për arsye se nuk mund të përdoren modelet e thjeshtë të sjelljes ekonomike; në mënyrë vendimtare, funksioni ekonomik i një garancie kushtetuese varet nga stili i një ekonomie të veçantë dhe prandaj nuk është i pandryshuar përgjatë kulturës ligjore ose stileve ekonomikë; për shembull, garancia e pronës private në mjetet e prodhimit merr një domethënie të ndryshme mbi atë nëse dikush e pozicionon këtë garanci kushtetuese në kontekstin e një ekonomie ndën kapitalizmin e hershëm , ose nëse dikush i referohet së njëjtës garanci në kontekstin e një shteti të përparuar të mirëqenies me politika të rrënjosura punësimi me mjetet e përzierjes së instrumentit tatim – subvencion. Për specifikimin e sistemit ekonomik me të cilin një garanci e veçantë kushtetuese dislokon efektet e saj, është e rëndësishme nga këndvështrimi ekonomik, për të specifikuar në mënyrë precize ato dimensione të garancisë kushtetuese të cilat janë të përshtatshme ekonomikisht, në ndarjen e tyre nga të tjerat që nuk janë; rasti i pronësisë private mund të shërbejë përsëri si një shembull i përshtatshëm. Nga këndvështrimi ekonomik, pronësia private është e papërpunuar si term për ta bërë të mundur një analizë ekonomike me preçizion të arsyeshëm dhe, nga këndvështrimi ekonomik, aspekt i rëndësishëm është ai që përkufizimet e elementëve të ndryshëm të një drejte të pronësisë mund të kenë efekt me mprehtësi dhe preçizion të mjaftueshëm, kështu që të lejojë një ndarje të të drejtave të pronësisë në lidhje me nevojat specifike të transaksioneve të natyrave gjërësisht të ndryshme. Analiza normative e garancive kushtetuese është fusha klasike e teorisë politike, por analiza ekonomike e garancive kushtetuese ndryshon nga rrugëzgjidhja analitike që merret nga teoria politike në atë që përfundimet e saj normative janë të kushtëzuara nga hamendjet normative; ato janë thjesht ndërlikime logjike të disa hamendjeve të cilat janë zgjedhur për të qenë të padëmshme (parrezikshme). Nga këndvështrimi ekonomik, liria e kontratës është një garanci e rëndësishme për arsye se ajo të siguron si një kusht i domosdoshëm, që i gjithë informacioni në dispozicion në një shoqëri fut vendime të rëndësishme ekonomikisht dhe të gjithë burimet në dispozicion në një shoqëri do të vendosen për përdorimin e tyre më të mirë. Kjo nënkupton që çdo shkelje e lirisë së kontratës duhet të gjykohet në lidhje me humbjet e vendosura mbi shoqërinë për shkak të padijes dhe burimeve të çuara kot dhe nga këndvështrimi ekonomik, nuk është e mjaftueshme për ta peshuar lirinë e kontratës kundrejt disa garancive të tjera të tilla si parimi i barazisë, pa i kushtuar vemendje pasojave të plota të kompensimit.
Ky parim është i drejtpërdrejtë, nga këndvështrimi ekonomik ndërlikimet mund të jenë tejet arritëse, veçanërisht, detyrimi mund të caktohet vetëm në qoftë se agjenti që duhet të mbahet përgjegjës ishte në kontrollin e ngjarjeve që e çuan në detyrim. Në qoftë se nuk është ky rasti, pretendimi duhet të ndiqet nëpërmjet gjithë rrugës për ato që ishin në kontroll ose krijuan situatën që e bëri kontrollin të pamundur; për shembull, në qoftë se një pacient vuan një dëmtim serioz për arsye se një doktor nuk administroi trajtimin e domosdoshëm, që ai dështoi ta bëjë me qëllim që të administrojë trajtimin sipas rregullave shtetërore atij i nevojitej miratimi i dy kolegëve të cilët ai nuk i mori për arsye se ishin në një mbledhje, ky doktor nuk është përgjegjës për dëmtimin e shkaktuar pacientit; as dëmi i plotë nuk i mbetet pacientit; më saktë, parimi i kontrollit të sinkronizuar dhe detyrimit kërkon që ato të bëhen bashkërisht dhe më vete përgjegjës që kontribuan për kalimin e rregulloreve duke shkaktuar problemin (duke i thirrur në mbledhje doktorët dhe duke u kërkuar miratim me shkrim për t’u angazhuar në veprimtari profesionale). Pandryshueshmëria dhe parashikueshmëria e politikës ekonomike kërkohet me qëllim që të jetë në gjendje për të futur kontrata që mbulojnë jo vetëm të tashmen por gjithashtu të ardhmen, e njëjta gjë që është e vërtetë në lidhje me ushtrimin e të drejtave të pronës pa pasoja në të ardhmen, veçanërisht, vendimet e investimeve. Megjithëatë, për të drejtat e pronës private parashikueshmëria e politikës ekonomike është vendimtare për arsye se ajo ndikon korigjimin e kostove që domosdoshmërish lindin nga sektori privat dhe që bien në pronë, që e zvogëlojnë vlerën e tyre në mënyrë të konceptueshme, kërkesë kjo që nuk ndikon hapësirën dhe fushën e politikës ekonomike, por vetëm horizontin e kohës brenda të cilit ajo mund të kryhet. Sa më të parashikueshme janë politikat ekonomike më të vogla janë kostot e korrigjuara, për arsye se deklarata e pasojës së pashmangshme kërkon se sa më drastike të jetë një ndryshim i politikës, aq më gjatë në kohë duhet të shtyhet vënia në jetë e saj dhe në mënyrë më të kujdesshme duhet të shpjegohen konturet preçize të politikës së re me qëllim që të lejojë korrigjime të buta në sektorin privat; një politikë mund të jetë jo kushtetuese thjesht për arsye se legjislatura nuk bëri kujdesin e nevojshëm për ta lajmëruar atë me kohë dhe sigurimin e periudhave të korigjimit të arsyeshëm para vënies në jetë. Marrëdhëniet kontraktore që futen për periudha më të gjata kohe në mënyrë tipike kërkojnë që të bëhet një lloj pagese nga një ose pala tjetër dhe përfitimet nga marrëdhëniet kontraktore mund të dëmtohen seriozisht në qoftë se nuk ka gjuhë të përbashkët me të cilën të shprehen detyrat e palëve të ndryshme; problemi është më seriozi në rastin e pagesave, në qoftë se nuk ka njësi stabël me të cilën të shprehet madhësia e pagesave që bëhen dhe arkëtohen. Sa më e madhe të jetë pasiguria, më të vegjël do të jenë fitimet nga tregtia dhe vazhdimisht më i vogël është potenciali për progresin ekonomik në shoqëri. Ja përse, nga këndvështrimi ekonomik, garancia e një paraje stabël është e rëndësishme si një e drejtë ndihmëse (dytësore) dhe duke e theksuar përsëri, ajo që në të vërtetë kërkohet nuk është një politikë monetare e veçantë, por më saktë një përgatitje institucionale e cila stabilizon njësinë e llogarisë. Këtu duhet vënë në dukje se kjo kërkesë nuk përshkruan ndonjë politikë monetare të veçantë për bankën qendrore dhe as kërkon vetëm një para të qarkullojë në një treg të veçantë; teoricienët kryesorë monetaristë kanë treguar se një varietet monedhash që qarkullojnë nuk mund të jenë të përputhshme me parimin e mbajtjes së njësisë për llogari stabël, për arsye se madje kjo mund të jetë në interesin e detyrimit me masa shtrënguese të këtij parimi. Përfundimisht, hyrja në tregje duhet të mbetet e hapur me qëllim që lejojë të drejta të tjera njerëzore bazë të ushtrohen në një mënyrë domethënëse dhe një gjë e tillë është e dukshme për të drejtën e lirisë së kontratës, por gjithashtu zgjerohet në të tilla të drejta klasike bazë si liria e shtypit, liria e shprehjes politike, liria e ushtrimit të fesë së zgjedhur, liria e ushtrimit të profesionit të zgjedhur, privilegjet akademike të lirisë së arsimit dhe kërkimit, etj. Me që ra fjala, problemi është serioz në qoftë se një qeveri e veçantë ose disa agjentë private sëbashku shtypin ekzistencën e një tregu, sepse garancia e lirisë së hyrjes në tregje dukshëm përfshin garancinë që të ketë tregje të tillë të krijuar, të cilët nuk parapërcaktojnë modelin që marrin tregje të tillë, aq kohë sa ato sigurojnë një forum të hapur për të komunikuar dhe këmbyer, gjë që është ajo që kryesisht duhet të jetë një treg. Të drejtat bazë dhe garancitë procedurale në mënyrë të barabartë janë të rëndësishëm, që nga koha kur të drejtat bazë mund të të ushtrohen vetëm në qoftë se vëzhgohen garancitë proceduriale, për arsye se rëndësia e garancive procedurale nuk pasqyrohet në masën e hapsirës që ato marrin në këtë trajtim për shkak të kufizimeve të hapësirës. Në mënyrë thelbësore, ka dy lloje garancish procedurale: garancitë që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet organizmave publikë dhe garancitë që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet organizmave publikë dhe qytetarëve. Parimet proceduriale që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet organizmave publikë përbëhen të paktën prej tre grupesh dhe ato përfshijnë të gjithë ato praktika që rregullojnë fushat e kompetencës së organizmave të ndryshëm publikë në lidhje me njëri – tjetrin, që përfshijnë fushat e bashkëpunimit, miratimin e ndërsjellë ose kontrollin hierarkik, ndërsa grupi i dytë përbëhet prej parimeve të buxhetimit të tillë si parimet e grafikut kohor, plotësimit të buxheteve etj. Grupi i tretë përfshin parimet e legjislacionit ku njëri prej tyre është se legjislacioni duhet të jetë gjithnjë i një karakteri të përgjithshëm dhe se ligjet janë të pavlefshëm në qoftë se ato adresojnë vetëm një rast dhe një parim tjetër ekonomikisht i përshtatshëm përfshin kërkesën se legjislacioni që rezulton të jetë i gabuar, i padrejtë ose seriozisht i papraktikueshëm dhe si rrjedhojë rezulton të jetë në shkelje të të drejtave bazë nevojitet të korigjohet. Sëra e dytë e praktikave proceduriale e gjendur në mënyrë tipike në kushtetuta përfshijnë çështjen e asaj se si qytetari privat ose entiteti ligjor lidhen me organizmat publikë dhe në këtë kategori, në mënyrë thelbësore, bien dy sërë praktikash. Njëra qeveris ndarjen e fushave të kompetencës dhe shembull tipik për këtë është ndarja e fesë nga shteti, por këtu, përsëri, janë qartësisht në dispozicion miratimi i ndërsjellë, ose i urdhëresave hierarkike, ndërsa tjetra, e përshkruar zakonisht në mënyrë ekstreme nga termi i përgjithshëm i procesit të duhur, vendos praktikat e lojës ndërmjet organizmave publikë dhe qytetarëve privatë ose entiteteve ligjorë; këtu përfshihen të drejtat e informacioneve, të drejtat e deklarimit dhe e drejta e hyrjes në gjykata dhe organizma apelimi në mënyra domethënëse që shkojnë përtej thjesht ceremonive proceduriale pa përmbajtje, që nga koha kur standarti i rëndësishëm është efektiviteti i këtyre procedurave në ruajtjen e gjashtë të drejtave ekonomike bazë të parapërmendura. Dukshëm, analiza ekonomike e të drejtave kushtetuese nuk mund të zevendësojë jurisprudencën kushtetuese, por mund të rrisë në mënyrë thelbësore mprehtësinë e analizave të jurisprudencës duke theksuar pasojat e kushteve të veçanta kushtetu
ese (ose mungesën e tyre) dhe ndërlidhjet sistematike ndërmjet institucioneve ligjorë bazë të tillë si prona, kontrata dhe detyrimi, si edhe procedurat ligjore; në këtë kuptim, analiza ekonomike mund të integrohet në analizën e jurisprudencës dhe duke qenë e mishëruar në interpretimin e kushteve kushtetuese, analiza ekonomike mund të bëhet pjesë integrale e studimit kushtetues.