Analiza, KLSH: 125.8 miliardë lekë dëm financiar shtetit
Në katër vitet e fundit, dëmi financiar shkaktuar shtetit përmes abuzimeve me fondet publike ka rezultuar tetë herë më i madh sesa në katër vitet paraardhëse.
Ky fakt u bë me dije nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, gjatë analizës vjetore të punës, duke shtuar se institucioni që ai drejton i ka drejtuar një sërë rekomandimesh qeverisë në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të financave publike.
Shkeljet e kostatuara sipas tij nga ana e KLSH-së, vlerësohen në një nivel prej 125.8 miliardë lekësh, ku për 428 milionë euro prej tyre është rekomanduar zhdëmtimi.
Nga ana tjetër, ai ka pohuar se institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka kryer edhe një sërë kallëzimesh penale për shkeljet e gjetura kundrejt zyrtarëve të ndryshëm.
Duke përfunduar me apelin se në çdo auditim, KLSH-ja do të përpiqet të mos politizohet për aktivitetin që ai kryen.