Analizimi i të dhënave nw auditivin e performancës
FORUM
Nga Elfrida Agolli dhe Alfred Zylfi*
Auditimi i performancësështë sot në fokusin kryesor të punës audituese të KLSH-së, ai është një mënyrë për të penetruar më thellë në mbarëvajtjen dhe arritjen e rezultateve të aktiviteteve të ndryshme financiare. Në ditët e sotme, ku publiku dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë sa vjen e bëhet më kërkues duke ecur me ritme të shpejta e të ndryshueshme në shërbimet që kërkojnë, informacioni gjithmonë e më shumë shihet si një burim kyç për të përftuar avantazhe konkurruese. Institucionet nevojiten të bëjnë analiza të shumta dhe komplekse të sjelljes së subjekteve dhe publikut të cilit i ofrojnë shërbimet e tyre, që të kuptojnë atë çfarë ata duan. Ato duhet të përgjigjen në kohë dhe me cilësi për shërbimet që ofrojnë. Është e qartë se me evoluimin e kohës e teknologjisë, institucionet zgjerojnë mundësitë dhe vizionin e tyre, për rrjedhojë të dhënat e tyre shtohen gjithmonë në mënyrë progresive. Institucionet zotërojnë të dhëna të panumërta, jo gjithmonë në formën e duhur, por informacioni i përftuar prej tyre është i pakët. Prandaj theksohet nevoja e kthimit të dhënave “të kyçura”, në informacion të përdorshëm për të gjetur zgjidhjen e problemeve të fshehura, të cilat shumë shpesh janë komplekse e të pa strukturuara. Audituesit e auditivit të performancës në KLSH, ndryshe nga audituesit financiarë, ndeshen me vështirësinë e mungesës së të dhënave për këtë lloj auditimi. Për këtë arsye, KLSH ndërmjet auditimeve të performancës do të nxisë institucionet publike për të ruajtur të dhëna të vlefshme dhe për ti strukturuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme, që do të vlerësonte cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Duke synuar e rekomanduar që të ngrihen sisteme të njëjta të mënyrës së regjistrimit të të dhënave ato do të jenë lehtësisht të analizueshme, për arritjen e konkluzioneve e përmirësimin e situatës në shërbimin e ofruar.
Auditimi i performancës është një proces analitik dhe komunikues; analitik ku mblidhen, interpretohen, analizohen të dhënat; komunikues kur audituesi paraqitet tek i audituari, në procesin e auditimit, vlerësimin e gjetjeve, argumenteve dhe perspektivave të ndryshme. Dialogu i hapur dhe konstruktiv do të ishte idealja, sinqeritet dhe dëshira për të bashkëpunuar, por në disa raste auditimi i performancës mund të sjellë reagime negative deri tek shmangia dhe ruajtja e sekretit. KLSH sot është në pararojë të këtij auditimi, i cili pothuajse nuk aplikohet në asnjë nga institucionet shqiptare, i cili nënkupton vendosjen e urave të forta të ndërveprimit dhe bashkëpunimit. Asistenca e subjektit të audituar është thelbësore për një auditim të efektshëm,dialogu aktiv përgjatë auditimit me subjektin, ekspertët dhe palët e tjera të interesit e bëjnë më të lehtë kontestimin e vazhdueshëm të gjetjeve paraprake.
Një auditim performance nuk konsiston në një seri parametrash, operacionesh ose nën‐procesesh të mirë‐specifikuara që kryhen të segmentuara dhe radhazi. Në praktikë, proceset evoluojnë gradualisht, duke komunikuar mes tyre, duke u kryer paralelisht dhe duke mundësuar kështu aplikimin në thellësi të metodave dhe sofistikimin progresiv të tyre.
Audituesi i performancës duhet të jetë krijues, fleksibël dhe i kujdesshëm në kërkimin e evidencës, duhet të kryhen paraprakisht biseda me ekspertë të fushës mbi natyrën e evidencës që do të mblidhet dhe mënyrën se si ajo do analizohet dhe interpretohet, qasje që redukton riskun e keqkuptimit dhe mund të përshpejtojë procesin. Gjithashtu e rëndësishme është që audituesi ta kërkojë informacionin nga burime të ndryshme, meqenëse organizatat, individë brenda organizatës, ekspertët dhe palët e interesit kanë vizione dhe argumente të ndryshme për shërbimin.
Në realizimin e një auditimi performance duhet mbledhur informacioni i përshtatshëm dhe më i mirë i mundshëm-jo vetëm faktet, por edhe opinionet, argumentet dhe reflektimet-nga burime të ndryshme. Duhet konsultuar ekspertiza dhe dijet përkatëse. Puna duhet të karakterizohet nga objektiviteti, paanësia dhe ndjeshmëria. Informacioni i gjetur dhe opinionet e ofruara duhen vlerësuar me sens kritik. Duhen grumbulluar të gjitha faktet dhe argumentet e rëndësishme. Audituesi duhet të garantojë se baza faktike e përshkrimeve, analizave dhe rekomandimeve është e saktë dhe se ato janë të drejta, solide, të balancuara. Komunikimi me subjektin duhet të jetë korrekt. Po kështu, audituesi duhet të jetë i bindur se kur ofrohen rekomandime, ato duhet të jenë në përputhje me objektivat e auditimit.
Auditimi i performancës mund të kryhet brenda një periudhe të gjatë kohore. Rrjedhimisht gjëratmund të ndryshojnë nga momenti i fillimit deri në atë të mbarimit të auditimit. Në auditimin eperformancës është e vështirë të zgjedhësh midis orientimit të përcaktuar në planin e punës dhe strukturës së përshkruar audituese nga njëra anë dhe interesit në studimin e çështjeve që lindin rrugës në një moment të dytë nga ana tjetër. Për të shmangur “ngecjen” në morinë e të dhënav edhe detajet e tyre, duhen bërë vazhdimisht vlerësime të nevojave për informacion në fillim dhe gjatë auditimit. Nga eksperienca, kjo lehtëson eliminimin e detajimit të tepërt dhe qasjeve të papërshtatshme dhe sistemon ose strukturon informacionin e mbledhur.
*Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit