Android ju tregon aplikacionet që ju harxhojnë baterinë e telefonit

A jeni të lodhur nga telefoni juaj bateria e së cilit harxhohet brenda orës , pa asnjë arsyje të vecantë ? Android atëherë e ka një zgjidhje.

Një update i ri vjen në menunë e baterisë në versionin e sistemit të ri operativ Android O , me anë të cilit ju mund të identifikoni lehtësisht dhe të fshini aplikacionet që ju mbarojnë baterinë kaq shpejt , pa qenë nevoja të largoheni nga menuja, raporton TechSot.

Kompania e lajmëroi këtë jave këtë opsion bashkë me opsionet e tjera të Android O në Google I/O.

Menuja e tanishme e baterisë ju tregon statistika në lidhje përdorimin e cdo aplikacioni  por nuk mund të beheshin veprime që nga menuja.

Versioni i ri është më intuitiv dhe gjithashtu me praktik duke ju treguar opsione edhe si rregullimi i ndricimit dhe tregimi me përqindje në menunë e baterisë.

SHKARKO APP