Andrra i bën surprizë Sinanit

Gjithçka shkon mirë për çiftin e ri të sapomartuar, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani.

Ata po kalojnë disa ditë pushime në dëborë në Austri, duke u relaksuar paska nga angazhimet e këngëtarit pas koncerteve të festave të fundvitit.

Vetë bashkëshortja e Sinan Hoxhës ka postuar në profilin e saj në Instagram, një foto ku diçka që ajo i ka treguar këngëtarit, e ka lënë këtë të fundit me gojë hapur.

“Një suprizë e vogël për burrin tim”, shkruan ajo në krah të fotos, ndërkohë që ne jemi kuriozë për të ditur se çfarë i ka treguar ajo./tvklan.al

SHKARKO APP