Anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet të martën, te Presidenti
Asim Vokshi, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, do të betohet të martën, ora 11.00, tek Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.
Në bazë të renditjes së KED, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa. Kujtojmë se në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:
z. Asim Vokshi – 6 vota
zj. Naureda Llagami – 8 vota
z. Florian Ballhysa – 0 vota
Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.
Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi për zgjedhjen e z. Vokshi iu komunikua menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe u publikua në Fletoren Zyrtare.

KOHA JONË SONDAZH

