Angelia Jolie: Unë dhe Brad kemi problemet tona
Ata mund të jenë çifti më i dashur i Hollivudit, por Angelina Jolie pranon se martesa e saj me Brad Pitt nuk shkon vaj gjithmonë.
40-vjeçarja ka pozuar me fëmijët e saj në një set fotosh për Vogue, dhe ka thënë për revistën se ajo dhe aktori kanë “çështjet” e tyre teksa ajo diskuton për filmin e ardhshëm të tyre.
“Nuk është autobiografik”, ka thënë ajo. Familja ndodhet për pushime në Francë së bashku, si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.
Por Angelina pranon se lidhja e saj me Brad nuk është perfekte. “Brad dhe unë kemi çështjet tona, por nëse karakterët nuk do të përputheshin me problemet tona ne nuk do të bënim kurrë një film. Si artistë ne duam diçka që na nxjerr nga zona e komfortit”, ka thënë ajo.