Angli. Mjekët hapin barkun e shtatzënës, por nuk kishte fëmijë!
Një eksperiencë të frikshme ka përjetuar në sallën e lindjes Ambra Hughes, një 21 vjecare angleze. Siç raporton tabloidi britanik “Daily Mirror”, vajza iu nënshtrua një ndërhyrjeje cezariane pas 30 javëve shtatzënie për të sjellë në jetë të voglën Olly. Por, duke bërë prerjen mjekët nuk gjetën gjurmë të fëmijës në barkun e nënës. Në këtë moment ra një heshtje e frikshme në sallën e operacionit. Mjekët nuk dinin çfarë të thoshin. Ata kërkonin në barkun e nënës, por fëmija nuk ishte. “Ishin minutat më të gjata të jetës sime” – tha vajza për gazetën. Në një çast u dëgjua një e qarë fëmije. Mjekët ngrin çarçafët dhe panë që foshnja ishte mes këmbëve të nënës. “Kishte lindur natyralisht”-shpjegoi vajza pse barku ishte bosh.