Anglia, pro ligjit të fëmijëve me ADN nga 3 persona

I jepet një dritë e gjelbër teknikës së fekondimit in vitro, që zëvendëson mitokondrialet e ADN-së “difektoze” nga nëna me atë të një donatoreje. Klinikat mund të jenë në gjendje që ta aplikojnë këtë teknikë. Autoriteti britanik i Fertilizimit të Embriologjisë  (HFEA),  i ka dhënë rrugë të lirë teknikës që mund të parandalojë disa sëmundje gjenetike që rrezikohet të trashëgohen tek fëmijët ende të palindur. Teknika është e diskutueshme, sepse ajo përfshin përdorimin e tre donatorëve: spermën e babait, qelizën vezë të nënës dhe qeliza vezë e donatores. Tani klinikat britanike, të cilat dëshirojnë ta aplikojnë mund të marrin leje zyrtare.

Trashëgimia e trefishtë e ADN-së

IVF-picDisa sëmundje gjenetike janë transmetuar nga nëna tek fetusi nëpërmjet  ADN-së mitokondriale. Mitokondritë janë “termocentrale energjike” të qelizave që kanë një grup me 37 gjene, që trashëgohen direkt nga nëna. Teknika e miratuar nga Mbretëria e Bashkuar, parashikon fertilizim si të qelizave të vezës së nënës ashtu edhe të dhurueses, së bashku me spermatozoidet.

Si funksionon

Fëmija i parë, i lindur me këtë procedurë
Fëmija i parë, i lindur me këtë procedurë

Në këtë pikë, përpara se veza të pllenohet, nis ndarja e qelizave, bërthamat e të dyjave hiqen dhe se ajo e donatores fshihet dhe zëvendësohet me atë të nënës,  e cila sjell zemrën e ADN-së , domethënë bërthamën e saj. Fëmija do të trashëgojë ADN-në mitokondriale të shëndetshme. Por procedura, e cila tashmë ka gjeneruar një fëmijë të shëndetshëm në Meksikë,  ka sjellë edhe disa kufizime të caktuara etike. Para se të gjithave bëhet fjalë për një të mitur me kromozomet e tre personave.

Dyshimet

Së fundmi kërkuesit kanë evidentuar mundësinë e disa mitokondrive “të dëmtuara” të ADN-së së nënës që shkojnë deri tek fetusi së bashku me ADN që i është nënshtruar procesit të ndërhyrjes. Kështu që teknika nuk mund të jetë shumë efikase. Ndërkohë, Universiteti britanik i Nescastle, në ballë të këtij hulumtimi, njoftoi se do të kërkojë që ta zbatojë këtë procedurë tek 25 çifte të përzgjedhur dhe do t’i monitoroj fëmijët e lindur në këtë mënyrë  për një afat të gjatë.

SHKARKO APP