Antalia me ditë vere, plazh në dhjetor

Qyteti i Antalias në Turqi po përjeton ditë vere, ku temperaturat kanë shkuar deri në 22 gradë. Qytetarë dhe turistë të shumtë kanë shfrytëzuar ditët me diell për tu futur në det.

Ndërkohë që disa qytetarë janë parë të zhvillojnë shëtitje në breg, disa të tjerë ditën e ngrohtë e kanë shfrytëzuar duke lexuar libra.

Safiye Kavak, një qytetare që ka hyrë në ujë në këtë ditë dhjetori, thotë se uji është i ngrohtë dhe ajo e shfrytëzon gjithmonë këtë situatë. Duke vënë në dukje se çdo stinë është një bukuri në vete në Antalia, Kavak në vijim shtoi: “Jam shumë e lumtur që jetoj në Antalia dhe shpesh herë hy në ujë. Nëse në disa vende shumë njerëz luftojnë kundër borës, ne këtu shijojmë detin”, raporton Agjencia Anadolu.

SHKARKO APP