Antonio Costa në Tiranë: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare drejt anëtarësimit në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa në konferencë me kryeministrin Edi Rama vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Costa tha se Shqipëria i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore.

“Kënaqësi të vij në Tiranë. Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe, në veçanti, rolin tuaj, Edi, si edhe angazhimin tuaj personal në këtë proces.

Javën e shkuar, ne pamë ecurinë e Shqipërisë, e cila i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtetet anëtare e kanë kuptuar dhe e kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është fillimi i një faze intensive. Këto reforma, më shumë sesa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Angazhimi për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur është themelor. Po ashtu, duhet të përshpejtohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi Evropian është partneri më i besueshëm i Shqipërisë. Ai është investitori kryesor dhe partneri më i rëndësishëm tregtar. BE-ja mbështet ecurinë e Shqipërisë, siç dëshmohet edhe nga qasja në SEPA dhe integrimi gradual në tregun e Bashkimit Evropian.

Zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën, një investim në paqe dhe stabilitet.

Me kënaqësi pres që të ritakohemi shumë shpejt në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, të premten në Tivat. Samiti do të jetë një shenjë e qartë e vendosmërisë sonë për ta çuar më tej bashkëpunimin dhe për të ecur përpara”, tha Costa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?