APD: Kemi dorëzuar listën e kandidatëve për verifikimi të figurës

Pas artikujve të ditës së sotme të publikuara nga media e shkruar ku pretendohet që 18 parti politike kanë refuzuar të kërkojnë verifikimin e pastërtisë së figurës nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka reaguar partia Aleanca Popullore për Drejtësi.

Në një deklaratë për mediat APD thekson se kjo forcë politike është ndër të parat që ka dorëzuar gjithë listën e kandidatëve pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Dëshirojmë të ndajmë me opinionin publik faktin se: Aleanca Popullore për Drejtësi ka depozituar pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit më datë 11/05/2017 me nr. Prot 27, Listën Shumëemërore Totale dhe të gjithë formularët kërkesa për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët e saj”,- thuhet në deklaratën e APD.

SHKARKO APP