Apeli i GJKKO e la në qeli, Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai.

Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim”, shkruan Meta, i cili paralajmeron: “Për më shumë komunikojmë nesër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?