Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ministri Lamallari rrit kufirin e moshës deri në 40 vjeç

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka firmosur urdhrin për rritjen e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për kandidatë të rinj, profesionistë me përvojë dhe punonjës nga struktura të tjera të sigurisë.

Sipas urdhrit të ri, kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë mund të aplikojnë deri në 35 vjeç për role zbatuese, përfshirë Patrullën e Përgjithshme, përmes Kolegjit Bazë. Po në këtë moshë mund të aplikojnë edhe kandidatët për studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë, me synim gradën nënkomisar.

Për personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë, me profile të përshtatshme si ekonomi, financë apo teknologji informacioni, kufiri i moshës shkon deri në 40 vjeç. Këta kandidatë mund të pranohen në rolin e parë drejtues pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë nuk do të ketë kufizim moshe, nëse plotësojnë kriteret dhe procedurat e pranimit. “Kjo është një vendimmarrje e drejtë, e cila ofron mundësi të barabarta në raport me angazhimin dhe përvojën e gjithsekujt, pa u penalizuar nga kritere të ngurta të aplikuara njëtrajtshëm për kandidatë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara te ministri përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta, nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?