Arben Ristani adopton një fëmijë
Arben Ristani ka adoptuar një fëmijë. Lajmi për adoptimin e një fëmije nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së është bërë publik sot në rubrikat rozë të gazetave. Ka qenë vetë Ristani ai që e ka konfirmuar këtë lajm.
“Nuk e kemi mbajtur të fshehtë, por preferuam të mos e bënim menjëherë publike”, ka thënë Ristani.
“Tomasi (emri i djalit) erdhi kur ishte 1 vjeç. Tani mezi pres të iki në shtëpi dhe të kujdesem për të”, thotë Ristani, që tashmë është bërë prind në moshën 45-vjeçare.