Ardit Çela: Projektet strategjike që do të zhvillojnë qarkun e Beratit
Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka shpalosur objektivat e LSI-së për zhvillimin e këtij qarku nëpërmjet investimit në infrastrukturë të një aksi të ri Skrapar-Korçë.
Duke folur për rëndësinë e këtij aksi, Çela ka thënë se “qeveria Rama jo vetëm nuk ka pasur asnjë plan zhvillimi për qarkun e Beratit, por ka bllokuar projekte që kanë impakt për zhvillimin e gjithë vendit.
Ndaj tha ai, “ky do jetë një investim i munguar që do mundësojë lidhjen e Skraparit me Korçën ,dy zonave kufitare me lidhje të hershme ,tregtare, kulturore dhe farefisnore. Do të mundësojë zhvillimin e zonave nëpërmjet afrimit të tregjeve si dhe zhvillimit të turizmit veçanërisht atij natyror, me peizazhet e mrekullueshme që ndodhen nga Helmësi deri në Panarit dhe aksesimit të destinacioneve të reja turistike Korçë-Skrapar-Berat”, shtoi Çela.
Duke u shprehur se LSI-ja do të jetë forcë kryesore qeverisëse në qarkun e Beratit, Ardit Çela u shpreh se “këto projekte strategjike janë pikat kryesore për progresin e projektit tone që do ta zhvillohen së shpejti në qarkun e Beratit”.