Ari mund të ndihmojë trajtimin e humbjes së shikimit

Sipas disa studimeve të fundit në fushën e mjekësisë, përdorimi i grimcave të arit mund të ndihmojë personat që kanë probleme me shikimin, konkretisht atyre që vuajnë nga AMD ja, një sëmundje që shkakton vështirësi në: lexim, dallim të ngjyrave apo edhe fytyrave të personave të tjerë.

Personat që vuajnë nga AMD ja deri më sot trajtohen me injektime direkt në sytë e tyre.

Prandaj kërkuesit australianë dhe ata kinezë besojnë se përdorimi i një xheli me përbërje grimca ari mund të jetë një zgjidhje më e mirë për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kërkuesit australian Johan Basuki ideja është që të krijohet një xhel i efektshëm të cilin pacientët mund ta përdorin vetëm një herë në gjashtë muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperimentet e para deri më tani janë bërë tek lepujt, por sipas studiuesve duhet ende kohë para se ky mjekim të përdoret te njerëzit shkruan BBC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?