Arian Galdini: Rinia ne aktivizem politik dhe civil
Lajme E Mërkurë, 21 Prill 2021 18:50
Ne Qytetin Studenti u zhvillua sot nje Aktiv i Zgjeruar per drejtues dhe perfaqesues te Forumit Rinor te LDE. Ky Aktiv zhvillohet nje dite para Asamblese Kombetare te Forumit Rinor te LDE ne te cilen do te zgjidhet edhe Kryetari i ri i ketij Forumi. Aktivi miratoi 4 kandidaturat per Kryetar te Forumit Rinor te LDE te cilet do te votohen neser nga Asamblea Kombetare. 4 kandidatet per Kryetar te Forumit Rinor te LDE jane Marinel Laci, Olgerta Prendi, Ardit Pali dhe Erjon Xhakollari.
Aktivin e zgjeruar te Forumit Rinor te LDE e pershendeti edhe Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini.
Galdini u tha te rinjve te LDE se: “LDE eshte nje Parti e re, opozitare e qartesisht qytetare, patriotike dhe euroatlantike. Ne u krijuam si Parti sepse e ndjeme qe ne vendin tone situata dramatike ku jemi zhytur, kerkon mendim, veprim dhe perkushtim politik nga vete qytetaret shqiptare per ti ndryshuar gjerat. Asgje nuk ndryshon nga lart. Asgje nuk ndryshon as nga jashte. Asgje nuk ndryshon as nese vetem ankohemi, shajme e mallkojme kedo qe na del perpara. Gjithcka ndryshon vetem nese ne vendosim ti ndryshojme gjerat vete me se pari. Ndryshimi nuk vjen, nese ndryshimi nuk behemi ne. Ju te rinjte jeni e vetmja shprese qe ka ky vend. Ose do beheni ju ndryshimi, ose kurre asgje nuk ka per te ndryshuar ne kete vend. LDE nuk eshte krijuar as si Parti per te qene e suksesshme e as per te qene mediokre. Nuk duam vota per te fituar. Duam besim dhe vote transformative. Kemi hyre ne nje rruge politike te cilen e presim te gjate. Nuk kam ndermend tju premtoj se do bejme namin me vota. Por ju premtoj qe do jemi ndertues procesi dhe besimi qe sjell aq vota sa ka njerez qe kerkojne te jene ndryshimi ne kete vend, e duan ta transformojne kete vend. Nuk jemi si cdo parti tjeter. Jemi parti e rruges se gjate. Nuk jemi parti e perfitimeve, fitoreve, joshjeve dhe plackitjes. Jemi parti e qellim-mbaresise, idealizmit, aspiratave dhe e ndergjegjesimit per durimin dhe sakrificat qe kerkon rruga jone e gjate dhe tejet e veshtire. E rendesishme eshte qe ju te rinjte te kuptoni se ju jeni ndryshimi, vetem ju. As LDE, e asnje Parti tjeter nuk ka shanse te beje asnje gje te mbare, nese ju nuk keni pasion dhe perkushtim per te sotmen dhe te ardhmen tuaj dhe te ketij vendi.”
Galdini vijoi duke deklaruar se : “Dekriminalizimi eshte nje ligj qe ndoshta mund te largoje fytyren e krimit nga Kuvendi dhe Institucionet, por nuk largon dot frymen e krimit. Fryma e krimit, korupsionit, plackitjes, mbartet ne Partite Politike shqiptare. Ne nuk mund te bejme asgje te mbare ne kete vend, nese nuk demokratizojme dhe meritokratizojme Partite Politike. Mbi te gjitha duhet nje nderhyrje ne Kushtetute dhe ne Ligjin per Partite, qe ato te mos konsiderohen Institucione por te percaktohet roli i tyre vetem si elektoral. Nuk mund te lejojme me kete rregjim partitokratik qe te na mbyse lirine, demokracine dhe te na kontrolloje cdo qelize te jetes sone sociale, mediatike, financiare, kulturore dhe politike. Mjaft me. Partite nuk duhet te jene me kaq te fuqishme dhe kaq te kudondodhshme e gjithckakontrolluese. Partite te demokratizohen dhe meritokratizohen e kjo te garantohet e ,brohet me ligj.
Perndryshe, Partitokracia e bashkuar me Kryetarokracine, mbjell krim, korupsion, sundim, plackitje. LDE beson se vetem me kete fryme e mendesi mund ta shpetojme shoqerine shqiptare nga kjo menxyre ku na ka katandisur Partitokracia dhe Kryetarokracia. Parti Elektorale dhe Kryetare Partishe me mandate te kufizuara. Kete kerkojme ne. Keshtu e shohim ndryshimin ne. Ndaj ju te rinjte duhet te ngriheni ne kembe per te na konkuruar dhe per te na dobesuar neve Kryetareve. Ne Kryetaret jemi e keqja me e madhe qe ka demokracia ne Shqiperi. Ju te rinjte jeni e mira me e madhe. Mund te bejme harmoni se bashku, vetem nese ju te rinjte na kundershtoni dhe kontrolloni neve Kryetareve. Do te jem i lumtur per LDE por edhe per Shqiperine, vetem nese secili prej jush do te vije ketu per te me thene haptazi se synon nje dite te jete Kryetar i LDE. Madje mund ta beni qe sot. Kur ju te me besoni mua duke me konkuruar, edhe une do tju drejtoj pa ju sunduar. Kur ju te me besoni mua, duke besuar se secili prej jush duhet ta meritoje Kryetar i LDE, atehere edhe une do te largohem nga drejtimi i LDE dhe do te ndjek me perkushtim secilin prej jush qe do ta meritoje te zgjidhet, e do te zgjidhet me komkurim demokratik. Synojeni maksimalen me merite e gare qe te behemi historiberes ne kete vend. Une jam i gatshem tju drejtoj sot, dhe tju ndjek neser kur mos te mos jem me Kryetar i LDE. Por aspironi per ta merituar dhe fituar me gare vendin e Kryetarit te LDE. Keshtu mund te jemi ndryshimi. Vetem keshtu. Kur ju te ngrini krye e te synoni te meritoni e fitoni me gare maksimalen, atehre krimi do te jete ne burg, koruptopatet do jene ne burg dhe ju e me te miret e ketij vendi do te jene ne Kuvend dhe Institucione.”