Arian Galdini: Thirrje qytetarëve shqiptarë

Nga Arian Galdini* –
Ne qe kemi krijuar LDE, nuk kemi qene kurre pjese e asnje administrate ne keto 25 vite. Mes nesh nuk ka asnje ish, te cfaredo niveli a ngjyre. Asnjeri prej nesh nuk ka patur kurre aspirate per tu sherbyer Partive e Lidereve te Partive, perkunderazi gjithesecili prej nesh edhe kur ka milituar, kontribuar apo bashkepunuar me Parti apo Lidere politike, e ka bere ne respekt te dinjitetit te vete, me integritet e ndershmeri te plote, ne sherbim te qellimeve me te mbara ne favor te se mires publike.
Asnjeri prej nesh nuk ka karriere te pilotuar, e as te sponsorizuar.
Asnjeri prej nesh nuk ka sherbyer ne Administrate, Parti, apo si Keshilltare te ndonje Lideri, qe pasketaj te kete ndertuar pasurim personal.
Asnjeri prej nesh nuk ka punuat ne shtet e pas shkeputjes nga shteti te behet befas biznesmen me pasuri perallore.
Asnjeri prej nesh nuk ka aspirate per tu bere teknokrat apo keshilltar. Asnjeri prej nesh nuk ka bere politike apo akte politike per tu bere teknokrate apo keshilltare.
Te gjithe ne e shohim politiken dhe aktin politik, si akt frymezimi dhe aspiratash per te mare pergjegjesi te drejtperdrejta.
Ne nuk e shohim politiken si akt teknik, shkembimi apo krahasimi mes te keqes se derisotme dhe te mires se kerkuar.
Ne e shohim politiken si nje akt te thelle ndergjegjesor konkurimi dhe perballjeje me te keqen e derisotme, duke e mbartur ne fjale e vepra te miren e kerkuar.
Ne e shohim politiken si Aspirate.
Politika shqiptarr nuk ka nevoje per Administratore.
Administratoret, jane ata qe dine te punojne mire me parate dhe burimet njerezore e te te mirave.
Shitja e politikes si aspirate per Administratore eshte katandisja e politikes ne therrime mashtrimi qe te poshterojne e ligeshtojne cdo dite duke te vrare aspiratat.
Politika eshte ndjesi, ndergjegje, parimshmeri, per perfaqesim, drejtim, udheheqje.
Derimesot nuk kemi pare ende politike politikanesh te vertete ne Shqiperi.
Derimesot kemi pare politike llogaritaresh qe e nisen politiken si te varfer e xhepiste, te cilet sot kane perfunduar ne administratore qe nuk dine ku te fshehin milionat e vjedhura e plackitura.
Nuk na duhen me as llogaritare xhepiste, e as administratore milionere.
Na duhen idealiste te virtytshem, qe nuk e kundershtojne sistemin nga niveli i proves se dukshmerise dhe sasise se vjedhjes e plackitjes.
Sepse, fakti qe ke vjedhur ne nivele te uleta e ke sherbyer per te lartit, ndoshta te ben me te padukshem e me te zhurmshem ne vjedhje, por nuk te ndryshon ne soj, nga te lartit zulmemedhenj.
Shqiperia ka nevoje per politikane qe aspirojne te qeverisin shpirtra, endrra, imagjinate, kreativitet dhe talente njerezore.
E keto kane nevoje per politikane te ndershem e te virtytshem, jo per administratore.
Ndaj ju drejtohemi me kete thirje.
Ju therrasim ne nje beteje te thelle e te forte qytetare e politike, ku ne te bere se bashku ne beselidhjen e te mireve dhe te merituarve, ta konkurojme e perballim sistemin ne plotesi, pa kompromis, e pa terheqje a kthim mbrapa.
Ose do ta bejme Shqiperine vendin e qytetareve me aspirata dhe realitetit te transformuar kulturalisht, ose ndryshe nuk ka si behet.
Beteja jone eshte beteje politike e kulturale.
Jemi te ndergjegjshem qe e keqja eshte kapilare dhe ka shtire ne dorezim per shkak te halleve, varferise, shantazhit, kufizimeve, nje pjese derrmuese te shoqerise shqiptare.
Por ne nuk do te gjejme paqe pa e bere kete beteje.
Ne do ta konkurojme dhe do te perballemi me sistemin.
Sepse ne jemi Partia e qytetareve te thjeshte e te rregullt, e drejtuar dhe nismuar nga njerez qe kane kontribute politike, sociale e civile te vyera per shoqerine shqiptare, nga njerez qe kurre nuk kane jetuar nga Partia a per Partine, nga njerez qe kurre nuk jane paguar nga Partite apo Udheheqesit politike, nga njerez te zote e te talentuar qe jeten e tyre e kane ndertuar vete me aftesi, ndershmeri e parimshmeri.
Sepse ne nuk jemi Parti e porositur, e as e financuar.
Ne jemi Parti qe nuk kemi pike lidhjeje me sistemin e derisotem, nuk kemi financime, as para, e as sponsore qe na kushtezojne ekzistencen, veprimin apo idete.
Media jone eshte komunikimi nje nga nje me qytetaret, as sa e kemi mundesine, me ritmin qe na lejon aftesia e kapacitetet tona.
Rritemi ngadale, qete por me aspirata.
Media jone eshte edhe facebooku.
Kemi 3 muaj qe jemi krijuar dhe ende media nuk e ka bere lajm ekzistencen tone, edhe pse ne e kemi bere detyren tone te njoftimit.
Kemi ftuar median edhe ne takime ku kemi patur qindra pjesemarres, edhe ne takime ku kemi patur dhjetra.
Kemi derguar shpesh deklarata per shtyp, qendrime e njoftime.
Por ngase ne nuk jemi as te porositur, as te financuar, as te sponsorizuar, mediat nuk e kane pare te arsyeshme te na perfillin.
E kjo nuk ka ligeshton, e as shqeteson.
Perkunderazi na ndihmon.
Na ndihmon, sepse kjo eshte deshmia e thjeshtesise dhe pastertise sone.
Kush nuk eshte pjese e sistemit, nuk komsiderohet.
Kush eshte pjese e sistemit, sponsorizohet.
Madje kete shperfillje qe na bejne mediat dhe sistemi, ne e konsiderojme si pjese te certifikimit te pastertise zone.
Qytetaret e mire e te merituar po vijne dalengadale drejt nesh. Ne po rritemi cdo dite.
Nuk do te jete e larget dita kur ne do te jemi numerikisht ne gjendje qe ta surprizojme sistemin bashke me mediat e tij.
Ne do tia dalim, sepse ne jemi vertetesisht me te miret, me te zotet, me te talentuarit, me te thjeshtet e me te paperlyerit.
Ne besoj se ne jemi, ne mundemi.
Beselidhja e te mireve dhe te merituarve eshte adresa e transformimit te Shqiperise.
Ne jemi te gatshem tju mirepresim e tju sherbejme te dashur qytetare, qe se bashku te bejme nje Shqiperi te Aspiratave tona me te mira e me te mbara.
Ne jemi LDE, ne jemi Partia per Liri, Demokraci dhe Etike.
*Kryetar i LDE

SHKARKO APP