Armand Duka: Kosova, anëtare e FIFA-s para vitit 2016

 Për miqësoren e yjeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ishte edhe Presidenti i FSHF, Armando Duka si dhe Presidenti i FFK, Fadil Vokrri. – “Brenda vitit 2016 Kosova do të jetë një anëtare e UEFA-s e madje ekziston mundësia që përfaqësuesja e Kosovës të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018., – theksoi Duka: “Unë jam shumë i bindur se në vitin 2016 Kosova do të jetë anëtare e UEFA-s dhe e FIFA-s në të njëjtën kohë. Kam biseduar me autoritetet e UEFA-s për këtë çështje dhe madje Kosovës mund t’i rezervohet edhe një vend në shortin për eliminatoret e Kampionatit Botëror në Rusi”. Kreu i FFK, Fadil Vokrri, i cili ka një kontribut të padiskutueshëm në këtë arritje historike për sportin kosovar vlerësoi lobimin e Federatës Shqiptare për realizimin e kësaj arritjeje madhore.

SHKARKO APP