“Armiku te porta”

Nga Gëzim Llojdia

Çdo ditë e re që feks na gjen më të trembur se kurrë. Përse vallë?Te porta nuk është më hasmi ynë, por është miku, fqinji, vëlla yt, mirëpo ne ende mosbesues për të gjithë e për gjithçka. Fqinjin ende e shikojmë vëngër, ai ‘fakir fukarai”, në shi, llohë, borë, e zheg u bë: “qen i parasë” bëri para me thasë nga tregtia. Ku i gjeti të gjithë ato, ose është marrë me drogë, me kontrabandë në mos , ose ka vjedhur tenderë, pëshpërimë gjithë ditën fqinji i tij, që kohën e kalon duke luajtur domino. Tundin kokat: Eh ku na gjeti neve kjo kohë…Kjo është koha e maskarenjve , mirë e bukur e thoshte poeti dhe pushtetari Ali Asllani ..Hani pini e rrëmbeni… Përgojojmë vashat e bukura, përtej qelqeve :Edhe këto do të marrin udhët….Në kafene i kalojmë në revistë krejt zyrat dhe zyrtarët e këtij shteti. Ai zeshkani-drejtor te A… s’di nga pjerdhë gomari. Ajo bukuroshja te drejtoria e ..e u dogj e shkreta…ne lajmëtarët e parë shkruajmë si dikur letra anonime….Ai poeti që promovoi botimin e fundit. E di kush është ai o burrë, ai…librin ja kanë bërë , thjeshtë ai ka paguar paranë…Ai dikur ka qenë një i paaftë … U bë edhe ky…kështu çdo ditë, çdo njeri, që e kemi në shkallë, në punë, në kafene që e ndeshim atje, këtu e shikojmë si armiku ynë….Ç’po ndodh realisht me ne? Ç’po ndodh realisht me shoqërinë shqiptare?  Mos vallë zgripi ekonomik është fajtori?”Armiku te porta’”aty është ende , apo mos vallë kemi panikun në bark?

Ora e zgjimit për shqiptaret ra në shekullin e 19, por ëndrrat e shqiptareve , aspiratat e tyre morën udhë në shekullin e 20. Ky shekull quhet i shpresës së madhe, por në të nuk mungojnë edhe disfatat. Me një mesatare aritmetike i bie, që shpresat dhe realizimi i tyre është më i madh , se sa dështimet. Në këtë shekull shqiptaret realizuan: pavarësinë, shtetin shqiptar , çlirimin e Kosovës. Ndër disfatat janë :kirurgjia e trojeve shqiptareve, përgjysmimi saj. Viti mbrapshte , viti ’13. Kurse mosarritja e Mukjes, që gjithsesi mbeten të vogla karshi ëndrrës së madhe. Për realizimin e saj kanë shkuar jetë të tëra shqiptaresh. Shekulli i 21, ka në dorë fatin e mbarë kombit shqiptar. Aktualiteti që sot shfaqet është të ribëjmë një pajtim, të ridimesionojmë një Mukje të re, ku të bashkohen ,  të majtë e të djathtë pa dallim e ndasira. Mukjen e ’43 le t’ja lëmë atij shekulli të nxirosur. Ky shekull po e fut zgjidhjen në hulli të shqiptareve. Vëllavrasjen, që e pollën armiqtë e kombit shqiptar t’ia “faturojmë” atij shekulli. Armiqtë e kombit tonë, na kanë nxitur e na kanë vrarë për synimet e tyre, por në leximin e sotëm, që i bëjmë situatave ne shohim një shpresë të madhe për kombin tonë. Është kombi, që mbeti, kur u shuan kombe të tërë, u rrokanisen në humnerë nga prapësitë e tyre. Por Zoti e ruajti kombin shqiptar jo se ishte kombi i zgjedhur, por se ishte komb i vuajtur, që nuk u kishte rënë në qaf, fqinjëve, por ishin këta të fundit, që e kishin humbur drejtpeshimin dhe përmbi këto troje kishin bërë kirurgji të pamëshirshme. Prandaj ribërja e një Mukje të re, konturet e te cilës po përvijohen është thelbësore për shqiptarët, sepse kombi ynë do të rrojë, sa të jetë jeta mbi këtë dhe. Kjo ka qenë edhe ëndrra e të gjithë shqiptareve të mirë, që të kemi një komb shqiptarë, të pandarë. Me këtë ëndërr u zgjuan nga gjumi, nisën luftën dhe ranë në zjarrin e saj, qindra shqiptarë të mirë. Mukja e ’43, qe e rëndë për rrethanat, për situatën që polli, por ribërja e një Mukje e re është filozofia e kësaj kohe. Ringritja  është mençuria e një kombi. Ky shekull i ri kristalizon, ringritjen e kombit shqiptar. Përballë kësaj ringritje të furishme, por të përhershme gjenden të strukur armiqtë e kombit tone , ata ndërtuesit e vëllavrasjes, varrebërrësit e ligj, sëbashku me mekanizmat e tyre të ndryshkura, të atij shekulli te nxirosur. Ndërkaq një frymëmarrje e re është tendenca e sotme e kombit shqiptar.  Të majtë dhe të djathtë. Për ju lusim një qëndrim të përbashkët. Dhe një qeveri të përbashkët në të mirë të shqiptarëve. Në dimensione të kohës është përsëritja qindra vjeçare e shqiptarëve, që humbasin në pikëllimin vjeshtor, por që rizgjohen e ndërkaq rilindin nga ndriçimi  yllësor. Në rrugëtimin tonë të përhershëm kalojmë përmbi gurë. Por ura e shekullit tonë është vjetruar shumë. Ura, që na lidh me shpirtin e kombit është e padukshme. Por kjo urë e fshehtë është e përhershme. Ura, që na kanë nxjerrë në limane, tani mezi mbahen. Por ura, që ngriti shqiptari ndër kohëra, është ura jonë  shqiptare. Lutja jonë është e qartësuar: Një qeveri të përbashkët për të mirën e shqiptarëve. Kjo do të jetë dita e madhe e shqiptarëve.

SHKARKO APP