Armina flet për martesën me Shkëlzen Berishën
“Lidhja ime me Shkëlzen Berishën është e qëndrueshme dhe ne do të ndjekim hapat normalë drejt kurorëzimit të saj, por pa u nxituar”. Kështu është shprehur Armina Mevlani, në intervistën e dhënë për Turjan Hyskën në “Oktapod”.
Sipas modeles, mardhënia e tyre që ka hyrë në vitin e 4-t, sa vjen e konsolidohet dhe tashmë edhe prindërit e Shkëlzenit, kanë krijuar konfidencë normale me të. E ngacmuar në forma të ndryshme nga moderatori Hyskaj, për ndonjë dasëm të shpejtë të ciftit, Mevlani është shprehur se është herët për këtë hap, duke theksuar se kur të ndodhë, ajo do të preferojë të mbajë të dy mbiemrat.
Modelja që tashmë ka biznesin e saj të veshjeve, tregoi se synon të bëhet blogere ndërkombëtare dhe të jetë edhe mbështetje për vajzat e tjera që synojnë modën. Lidhur me eksperiencën e saj si modele, Armina Mevlani thotë se ka aplikuar vazhdimisht për të qenë promovuese e veshjeve të firmave të ndryshme, duke theksuar se tashmë është përzgjedhur prej disave prej tyre. Për këtë promocion, 24 vjecarja thotë se firmat i japin veshjet e tyre dhuratë, edhe si mundësi promocioni.
Mevlani rrëfen se preferon veshjen stil, e se kurrë nuk do të pranonte të performonte topless në pasarela. Lidhur me lajmin se një tjetër modele e famshme, Belen Rodriguez, kishte pëlqyer një foto në faqen e saj, Mevlani konfirmoi se kishte marrë një “like”. Armina theksoi se pavarësisht veshjeve stil, dobësia për veshjet sport mbetet gjithnjë, cka e argumentoi me veshjet e kohës së gjimnazit, që sipas saj, i vesh ende. Sipas saj, tipi i saj i dikurshëm prej rock-ereje, shpesh ngre krye dhe e bën të jetë njeri pa shumë komplekse.