Armina Mevlani tregon çelësin e suksesit të saj
Armina Mevlani ka bërë publike ‘formulën magjike’ që ka zbatuar në jetë për të arritur suksesin. Duke iu referuar librit të Jack Canfield ‘Si të arrish nga aty ku je, në aty ku dëshiron të jesh, 25 parimet e suksesit’, 25- vjeçarja ka treguar kështu se si ia ka dalë ajo.
“Nëse doni të ndërtoni jetën e ëndrrave, duhet të merrni 100% përgjegjësi për jetën tuaj. Hiqni dorë nga të gjitha justifikimet, ‘viktimizimet’, nga të gjitha arsyet pse nuk mundeni dhe nga fajësimet e rrethanave të jashtme. Nuk duhet të fajësojmë akënd për problemet tona, por duhet të kuptojmë problemet e vërteta – Veten tonë. Nëse e bëni këtë, jeta juaj do të fillojë të ndryshojë”, ka cituar Armina fjalët e autorit, tek të cilat siç duket ka gjetur zgjidhjen.