Armina: Ndihmoj fëmijët në nevojë, modeli im Liri Berisha
Armina Mevlani, e fejuara e Shkëlzen Berishës duket se po ndjek shembullin e vjehrrës së saj të ardhshme. Ajo dëshiron të ndihmojë fëmijët në nevojë. Madje Mevlani, bindjen e saj se gjithçka është e mundur ia ka transmetuar një vajze jetime, e cila ka ëndërr të bëhet modele.
Në një intervistë për "Panorama", Armina rrëfen se para se të lidhej me Shkëlzenin ajo ka pasur vlerësim për punën bamirëse të Liri Berishës me fondacionin e saj. Madje sjo shton se edhe ai ndihmon shumë njerëz, por ai i mban fshehur nga mediat rastet e tij të altruizimit.
Gjithsesi, Armina po tregon që ajo nuk di të shesë vetëm rrroba të shtrenjta në bllok, por se ka dhe zemrën mjaftueshme bujare për të ndihmuar njerëz në nevojë duke ndjekur shembullin e familjes së të fejuarit të saj.