Armina: Shkëlzeni xheloz për mua? S’ka arsye, më shoqëron kudo

Armina Mevlani rrëfehet për marrëdhënien e saj me Shkëlzen Berishës, teksa së fundmi ka nënshkruar për një projekt me “Dolce Gabbana”. Armina thotë për Panorama, se Shkëlzeni nuk duhet të ndihet xheloz për të, pasi ai e shoqëron në çdo vend ku udhëton.

Shkëlzeni çfarë pëlqen më shumë në pamjen tënde?

Për këtë duhet të pyesni vetë atë (qesh). Mendoj se ne na ka ngjitur shumë edhe karakteri i njëri–tjetrit, dhe ashtu si unë, mendoj se edhe ai më shumë se pamja (që një ditë ikën) tek unë vlerëson tipin, karakterin dhe përputhshmërinë që kemi.

 Fama në rang botëror do të të ngjisë një stad më lart në të ardhmen si modele. Si e priti Shkëlzeni, është dakord ai që ti të ndjekësh karrierën?

Atëherë, nuk është të qenit modele përkufizimi i duhur, pasi ajo që unë bëj është “blogging” e blogerët janë ambasadorë në botë të markave të ndryshme, për veshjet, make up, shampo etj. Normalisht, ajo që unë dua të bëj është të rris akoma më shumë trafikun në blog për të fituar sa më shumë projekte. Shkëlzeni është personi i parë që më ka mbështetur që në fillim për këtë iniciativë, ndaj unë e vlerësoj maksimalisht. Me të ndaj çdo ide dhe ai mendon se kjo është rruga që unë bëj me më shumë pasion, dhe që duhet ta ndjek.

Por angazhimi yt mund të prishë paksa rehatinë tuaj si çift. E ke menduar këtë?

Jo, pasi shumë prej projekteve të mia unë i punoj online, dhe shumicën e rasteve kur jam jashtë Shqipërisë për punë, më shoqëron Shkëlzeni. Por edhe nëse jo, janë periudha të shkurtra një ose dy ditë. Ne si çift përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet tona profesionale. Këto kohë të kemi parë në foto me emra të njohur të fotografisë e make up-it.

Bëhet xheloz Shkëlzeni, të shoqëron kudo ku ti shkon?

Zeni nuk ka arsye për të qenë xheloz, për më tepër vëmendja ime shkon vetëm tek ai, por kam qenë unë ajo që kam dashur që ai të jetë me mua dhe të më shoqërojë gati në çdo vend, pasi ashtu ndihem më e sigurt. Për sa i përket make up artistëve dhe gjithë e dimë që shumica meshkujve, që punojnë në këta sektorë, nuk kanë preferencë për femra (qesh).

SHKARKO APP