Policia: Nuk u kërkua mbështetje nga ne për të shoqeruar të rrezikshmin Altin Ndoci

I paraburgosuri Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrësit, ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit.

Sipas burimeve, Ndoci kishte paraqitur shqetësime shëndetësore në veshka dhe ishte dërguar për kontroll mjekësor nën shoqërim. Gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit, ai ka mundur të largohet, duke shmangur efektivët që e shoqëronin.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila sqaron se nuk ka qenë e përfshirë në shoqërimin e të paraburgosurit dhe se nuk i është kërkuar mbështetje nga ana e autoriteteve të burgjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia e Shtetit merr masa për shoqërimin e personave me rrezikshmëri të lartë vetëm kur njoftohet zyrtarisht nga Policia e Burgjeve. Për këtë rast nuk kemi pasur asnjë njoftim dhe nuk na është kërkuar ndihmë apo përforcim i masave të sigurisë”, thuhet në reagimin zyrtar të Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arratisja e Altin Ndocit, një person i dyshuar për përfshirje në krime të rënda, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi procedurat e sigurisë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në ambiente spitalore, ndërsa pritet që autoritetet të nisin verifikimet për përgjegjësitë institucionale dhe operacionin e kërkimit për kapjen e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?