Arrestimi i avokatit Bajrami, KLP: Nuk duam të nxitohemi, nesër do vendosim nëse do të kemi qëndrim ose jo

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani ndodhet para Komisionit të Ligjeve dhe e pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit në Elbasan pak ditë më parë, Bogdani tha se nuk mund të vendosim pa pasur informacion se si ka rrjedhur ngjarja e si është bërë arrestimi. ”Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm. Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo”,-tha Bodgani.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?