Arrestohet ish-kreu i OSHEE së Lushnjës
Por ai ishte drejtori i OSHEE-së së Lushnjës dhe si i tillë “mund të paguante sa të donte” për vete. Pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i OSHEE në Lushnjë, Dine Aliaj, përfundon edhe në pranga . Sipas Prokurorisë së Lushnjës, ndaj Aliajt u ngritën dyshime të arsyeshme, sepse pas emërimit të tij në krye të OSHEE, faturat për lokalin e tij dhe shtëpinë vinin çdo muaj edhe më të ulëta. Kishte muaj që fatura e lokalit të tij ishte 200 lekë (të reja). Sahatët e shtëpisë dhe lokalit rezultuan në bazë të hetimeve, të pavulosur. Nga verifikimet e sahatëve për lokalin dhe shtëpinë e tij, të regjistruar në emër të shtetasit Dine Aliaj, rezulton se vulat e aparatëve nuk ishin të regullta, me qëllim që personi në fjalë të kishte mundësi për abuzime. Dyshimet më të mëdha u krijuan në vlerat qesharake të faturave të energjisë elektrike të shtëpisë dhe lokalit të tij. Prej kohës, që kur ky shtetas ishte emëruar drejtor i filialit të OSHEE në Lushnjë, ka filluar të abuzojë me energjinë për përfitime personale, por dyshohet se ka favoziruar5 edhe të afërm dhe ka bashkëpunuar me disa elektriçistë. Në një kohë kur qeveria kërkon nga çdo qytetar që të paguajë energjinë, me të tillë njerëz të punësuar, “fatura” është edhe më e rëndë nga ana morale. Një ditë më parë ra në pran gaedhe kolegu i tij në Mallakastër. Me siguri të tillë drejtues përzgjidhen nga shteti dhe përfaqësues të maxhorancës për të zëvendësuar të tjerë, si më “të mirët”, kur papunësia po vret rininë çdo ditë e më shumë. Partia Demokratike e denoncoi rastin më 24 nëntor 2014, duke shfaqur faturat e energjisë ku vetë kreu i OSHEE-së rezultonte debitor në shumën 1.6 milionë lekë. Lidhur me këtë denoncim, OSHEE reagoi menjëhërë dhe tha se Aliaj ishte shkarkuar nga detyra. Nuk ka mjaftuar vetëm kaq, dhe katër ditë më pas, ai u vu në pranga, për shpërdorim detyre dhe vjedhje të energjisë elektrike.