Arrestohet vëllai i deputetit socialist në Durrës. Akuzohet për tjetërsim pronash
Arrestohet, Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume në Durrës. Mësohet se ky arrestim vjen për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit.
Ndërkohë nga aksioni i policisë dhe SPAK-ut mëngjesin e sotëm janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë.
Konkretisht pas hekurave ka rënë Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Shijakut, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës.
Gjithashtu pas hekurave përfundoi dhe Vlashi Draçi, i dyshuar si pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave. Po ashtu është firmosur një urdhër i ri arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ne nofkën “Rrumi”, i cili ka pasur disa përballje me drejtësinë, ndërsa është shpallur në kërkim për skemën e tjetërsimit të pronave.
KOHA JONË SONDAZH

