Arrigo Saki vjen në Tiranë, e pret kryeminsitri Rama
Legjenda e Milanit, ish-trajneri Arrigo Saki ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ish trajneri i famshëm italian ka takuar kryeministrin Edi Rama, ku ishte edhe nën shoqërinë e trajnerit të kombëtares sonë, Xhani De Biazi, dhe trajnerin shqiptar Kreshnik Tartari gjatë promovimit te librit “Fitimtaret” të Alastair Campbell.
Kush kujton Milanin e famshëm të viteve 90’, vështirë se e ka harruar trajnerin që shkroi historinë me këtë ekip në Europë.